Fobia nga aeroplani është një realitet me të cilin ballafaqohet shumëkush.
Kjo fobi mund të përballohet lehtë nëse nuk rastis të udhëtosh shpesh me këtë mjet transporti por kur ke punë si këngëtar atëherë gjërat nuk janë aspak të lehta.
Në këtë situatë po kalon këngëtarja Dhurata Dora e cila rrëfeu mbrëmë në emisionin NIN se me kalimin e kohës po i formësohet çdo herë e më shumë kjo frikë.
Ajo tregoi se në të kaluarën, nuk ka pasur frikë nga aeroplani kur ka ardhur në pushime në Kosovë por përdorimet çdo herë e më të shpeshta falë koncerteve i kanë shtuar asaj këtë fobi.