Në 2011 ishte ndër personazhet më të përmendur në trojet shqiptare, kjo për faktin që arriti të shkoi goxha lart në spektaklin më të madh të talenteve në botë “American Idol”.
Melinda Ademi, atëkohë 17 vjeçe mori gjithë duartrokitjen e publikut por edhe të profesionistëve, ndër to edhe Jennifer Lopez.
Vite më vonë, solli këngën debutuese në tregun ndërkombëtar me titull “Purr”, teksa tani po mendon të sjell diçka edhe për shqiptarët.
Melinda Ademi është duke qëndruar në Kosovë, ku po finalizon projektin e parë të saj në shqip e paralelisht ka punuar edhe për këngët në gjuhën angleze./Prive.al