Disa javë më parë, përmes rubrikës “E vërtetë, e pavërtetë” iu njoftuam mbi sipërmarrjen e re të Xhensila Myrtezajt.
Pas një pune intenzive mbi një vjeçare të këngëtares, burime tona thanë se gjatë Qershorit ajo do të debutojë me produkte të bukurisë, konkretisht të kujdesit ndaj lëkurës.
E duket se gjithçka po shkon sipas planeve të mirëstrukturuara të Xhensilës.
Sot, këngëtarja e ka zyrtarizuar sipërmarrjen e re përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
View this post on Instagram
Linja e kujdesit ndaj lëkurës do të quhet “Sila”- kombinim i shkurtesës për nofkën me të cilën Xhensilën e kanë thirrur si e vogël me kuptim të dyfishtë edhe për notat muzikore.
Produktet do të lansohen në treg me datë 9 ndërsa vlen të ceket se ato janë “vegane, të patestuara tek kafshët, organike dhe të certifikuara”.
Shumë suksese! /Prive.al
View this post on Instagram
View this post on Instagram