Netflix njeh Kosovën si shtet!

By

Kosova është njohur si shtet nga platforma më e madhe e distribuimit kinematografik në botë, Netflix.

Kjo vjen si rezultat i një peticioni online të nënshkruar nga 37 mijë persona. Peticioni “Add Kosovo as a country in Netflix”, kërkonte që të vendoset kodi telefonik në hyrje të regjistrimit për shqiptarët nga Kosova që duan të krijojnë qasje në kompaninë gjigante të distribuimit kinematografik, Netfix.

Lajmin për këtë e bëri të ditur inicuesi i këtij peticioni, Sovran Hoti. “Netflix e dëgjoi thirrjen tonë. Netflix ka shtuar Kosovën në listën e shteteve me kodin telefonik +383 në platformën e tyre. Presim t’pasoj e njëjta edhe për vendnodhjen e përdoruesve kosovarë. Faleminderit të gjithëve që më keni mbështetur në këtë arritje simbolike, por të dinjitetshme!”, ka shkruar ai në Facebook. Kjo nismë kishte filluar rreth dy muaj me parë.

Artikuj të ngjashëm