Nesër gjysmëfinalja e madhe e Big Brother VIP Kosova, ja çfarë pritet të ndodhë!

By

Finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova po afron dhe ethet e finales tashmë kanë kapluar jo vetëm konkurentët, por edhe fansat e tyre, që po i ndjekin 24 orë në ditë që nga fillimi i këtij spektakli.

Ditën e nesërme, me fillim nga ora 21:00 në Klan Kosova do të mbahet gjysmëfinalja e Big Brother, ku do të ketë shumë emocione, shumë surpriza dhe gjithashtu do të ketë eleminime.

Televotimi për banorët e preferuar që duam t’i shohim në finale, është i hapur që nga Prime i së hënës dhe në spektaklin e të premtes do të mësojmë numrin dhe emrat e konkurentëve që do të arrijnë në finale dhe të vazhdojnë me njëri -tjetrin garën për çmimin e madh.

Por, këto nuk do jenë befasitë e vetme për ditët e fundit që konkurentëve u kanë mbetur brenda ambienteve të shtëpisë më të famshme në Kosovë, kjo pasi që prezantuesi i këtij edicioni Alaudin Hamiti zbuloi se ish-konkurentët do të kenë mundësi të përjetojnë edhe njëherë emocionet e asaj shtëpie, duke u futur të shtunën edhe njëherë në shtëpinë e ‘Vëllait të madh’.

Mos harroni të ndiqni nesër gjysmëfinalen e madhe të Big Brother VIP Kosova. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm