Të tria artiste të reja të cilat së fundmi, po e dominojnë skenën muzikore shqiptare.
Suksesi i Fifit në Këngën Magjike, ishte i pashmangshëm me një këngë si ajo që solli me MC Kreshën, derisa Tayna pa dyshim ishte senzacioni i vitit të kaluar me debutimin e saj me këngën “Columbiana”, ndërsa Melinda Ademi po bën hapa të sigurt në këtë industri duke sjellë projekte interesante.
Por nëse s’e vërejtët, të tria artistet kanë një të përbashkët në këngët e fundit.
Fillimisht Tayna rikrijoi një këngë të popullore shqiptare, atë “Këqyrni shoqe”, duke e sjellë në një version rep, derisa refrenin e la origjinal.
Fifi së fundmi, ka publikuar një këngë tejet të lezetshme, duke e ribërë një këngë shumë të vjetër shqiptare, atë “Oj zogo”.
Ndërsa edhe Melinda, në projektin e saj të fundit “Pika Pika”, në refren ka përfshire një këngë popullore të kënduar nga shumë këngëtarë, atë “Kush t’ka rrejt”.
Siç duket, trendi i ri është rikrijimi i frazave të cilat populli, ka vite që i këndon dhe di përmendësh cdo fjalë e varg…