Në një intervistë për Prive Besim Dina, nikoqiri i emisionit “Oxygen” rrëfeu se ky emision, është tejet domethënës për të, sepse e kishte projektuar për një kohë shumë të gjatë.
Moderatori i famshëm kosovar, u përgjigj në 25 pyetjet e Prive e ndër të tjerash edhe në një pyetje shumë interesante nga Artan Telaku.
“Si do të quhej emisioni yt nëse jo Oksigjen”, – ishte pyetja drejtuar Dinës.
“Do të quhej “MARSHALL” që do të ishte bazuar në planin për zhvillim ekonomik në Europë i propozuar nga presidenti Amerikan Truman për Europën e dalë nga Lufta e Dytë Botërore. Por pastaj e ndërrova sepse Marshall këtu lidhet edhe me diçka tjetër”, ka thënë Dina. /Prive.al