Ylli i ‘Game of Thrones’ martohet së shpejti?

By

Thuhet se Kit Harington dhe Rose Leslie do të martohen muajin e ardhshëm.

Evenung Express thotë se një njoftim për martesë është publikuar jashtë një zyre regjistrimi në qytetin Aberdeenshire të Huntly. Shënimi thotë se çifti do të martohet më 23 qershor, transmeton Klan Kosova.

Dasma me sa duket do të zhvillohet në kështjellën Ëardhill, e cila është shtëpia stërgjyshore e familjes së Leslie.

Harington dhe Leslie zbuluan fejesën e tyre për një gazetë shtatorin e kaluar.

Artikuj të ngjashëm