Nëntë vjet pa të atin, Ronela Hajati emocionon me përkujtimin e tij

By

 

Ronela Hajati është në kulmin e karrierës së saj derisa po përgatitet për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.

Këngëtarja do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision me këngën “Sekret” dhe çmimin ja dedikoi të atit.

Ronela e ka humbur babain si sot para 9 vitesh dhe përmes një postimi në Instastory na ka emocionuar me fjalët që ka zgjedhur për ta përkujtuar.

“9 vite pa ty babush! Tani vitet po bëhen thjesht numër po sa na mungon, ti e di sepse je me ne çdo ditë,” shkroi Ronela. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm