Modelja e famshme shqiptare, Emina Çunmulaj, u bë nënë për të dytën herë ditë më parë. Ajo solli në jetë edhe një vajzë, që e quajti Soraya.
Emina gjithmonë është treuar tejet e sinqertë me ndjekësit e saj në rrjete sociale, duke rrëfyer çdo përvojë të sajën e madje çdo detaj edhe nga procesi i shtatzënisë.
Ajo u ka dhënë kurajë të gjitha nënave, duke shkruar një rrëfim që pak kush e di. Ka të bëjë me përjetimet e pas lidhjes, që pavarësisht lumturisë shoqërohen me dhimbje të mëdha fizike.
“Dashuria dhe dhimbjet pas lindjes. Gjërat që i dimë, por ne si nëna i harrojnë dhe krejt papritur i kujtojmë sërish. Dhimbjet e mitrës kur ushqejmë me gji fëmijën nuk janë shaka, në disa raste dhimbjet janë po aq të fuqishme sa edhe dhimbjet e lindjes, por ne si gra jemi të paarritshme sepse ne luftojmë përkundër çdo gjëje, në mënyrë që fëmijët tonë të jetë të shëndetshëm dhe të marrin vlerat ushqyese që ata meritojnë. Ndjej privilegj çdo herë që ushqej me gji, sepse e di që shumë gra mundohen dhe e kanë shumë të vështirë”, ka shkruar Emina, e cila më pas ka marrë shumë komente e përkrahje të jashtëzakonshme nga ndjekësit e saj.
Modelja me shkrimin, ka shoqëruar edhe një fotografi, që përçon dhimbjen që po përjetonte Emina atë ditë. /Prive.al