Këngëtarja shqiptare me famë botërore para disa dite i ka dhuruar nënës dhe babait të saj shtëpinë përrallore me mbi 1 milion funta britanike.
Ndërsa sot ajo ka bërë një postim në instagram ku shihet një fotografi e saj me një tekst mbi të: “Pavarësisht trajtimit që bënte nëna ime për të luftuar kancerin, ajo kishte një buzëqeshje në fytyrë. Ajo është arsyeja pse unë ndihem rehat në lëkurën time”.
Kjo duket të jetë deklarata e Ritës për ES Magazine, pasiqë ajo kësaj i ka bashkangjitur tekstin se mund të mësoni më shumë në këtë revistë./Prive.al