Lideri i Babastars, Getoar Selimi pak minuta më parë publikoi projektin e tij më të ri të titulluar ‘Berlusconi’.
Kënga e parë pas shumë kohësh solo e artistit u shoqërua edhe me një videoklip të realizuar nga produksioni Entermedia i cili ishte në sinkron me konceptin e tekstit.
Por, çka ka befasuar ishte pjesëmarrja në videoklip e fytyrave publike.
Krahas aktorit të madh Enver Petrovci dhe një aziatiku, në klip e vetmja femër ka qenë nëna e një këngëtareje të njohur.
Fjala është për zonjën Suzana Mushkolaj, e cila është nëna e këngëtares Argjentina Ramosaj.