Në të njejtën situatë, Unikkatili dhe Noizy dallojnë si nata me ditën!

By

Një shtyerje e projektit të paralajmëruar ?! Pa dyshim, ‘makth’ për fansat e shumtë që presin një projekt nga emri i tyre i preferuar.

Në situatë të tillë janë gjetur mbrëmë fansat e Unikkatilit dhe të Noizyt.

I pari që kishte paralajmëruar këngën me 15 Maj, paraprakisht njoftoi për shtyrje, kurse i dyti, shtyu sërish projektin e tij, përkundër faktit se javën e kaluar kishte thënë që kënga ‘ishte gati në kanalin zyrtar’.

E ajo që ka rënë në sy është një shkrim diametralisht i kundër i njoftimit për shtyerje.

Me një kulturë të pashembullt, reperi Viktor Palokaj pasi kishte nënvizuar faktin se po lajmëron vonë, madje ka paralajmëruar një projekt tjetër si ‘kompenzim’ për pritjen e fansave.

‘Shkýpet e mia, pak n’moment t’fundit ama më ka dalë ni punë m’duhet me e shtý disa ditë kôngën. Ju lajmëroj shpejt për datën e ré, edhe mendoj me ju shpërblý edhe me ndôj material tjetër shpejt për shkak t’prítjes’ – ka shkruar Viktori në njoftimin e tij.

E Noizy, që po e zvarrit për mbi një javë projektin e paralajmëruar, është mjaftuar me dy rreshta dhe të qeshura me lot për fansat.

‘Kënga ‘The baddest’ shtyhet edhe disa ditë për çështje pune (e qeshur). Ju lajmëroj për datën e re së shpejti’ – ka shkruar Rigelsi në lajmërim.

 

Artikuj të ngjashëm