Në të mirë e në të keq s’i ndahet kurrë! Angela uron bashkëshortin

By

Çifti, Angela Martini dhe Dragos Suvanescu së fundmi janë përballur me një sfidë ligjore që është raportuar kudo në media.

Dragos ra në prangat e policisë në muajin gusht pas një kohe të gjatë në arratisje. Ai u arrestua në Mykonos bashkë me një tjetër person në ishullin e famshëm, ku shpenzoi shifra marramendëse në restorante dhe jahte. Për kapjen e tij u përfshinë zyrtarët e Nën Drejtorisë së Policisë së Mykonos. Mirëpo Dragos u lirua vetëm një ditë pas arrestimit.

Biznesmeni rumun u la i lirë nga autoritetet greke pasi u verifikua që çështja e tij ishte mbyllur në Itali. Gjykata italiane e mori vendimin për Dragos Savulescu-n, pavarësisht çdo pretendimi nga autoritetet rumune.

Mirëpo, lumturinë e tyre nuk po e shqetëson asgjë e jashtme!

Dragos së fundmi festoi ditëlindjen dhe një urim i bukur nga bashkëshortja e tij nuk mungoi.

Angela publikoi një video të shkrepur në breg të detit ku shkruan, “Urime ditëlindja për bashkëshortin tim të mrekullueshëm Dragos Savulescu. Momentin e parë që të pashë, u ndjeva sikur në shtëpi. E dua fuqinë tënde, inteligjencën tënde, besimin që ke ndaj meje e po ashtu edhe shpirtin tënd. Jam shumë mirënjohëse për çdo gjë. Nuk do të ndryshoja asnjëherë asgjë. Të dua”.

Më poshtë mund të shihni postimin e plotë të modeles. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm