Në shtëpinë e Rezarta Shkurtës nis që tani atmosfera e festave të fundvitit

By

Padyshim që është periudha më e bukur e vitit!

E në shtëpinë e Rezarta Shkurtës dekorimet e festave të fundvitit kanë filluar që tani me kërkesën e vajzës së saj Hera.

Në një video që ajo ndau në llogarinë e saj në Instagram familja e vogël shihen teksa dekorojnë pemën e Krishtlindjeve ku ajo shkruan:

“Mbrëmja e djeshme ne familjen tone u mbyll kështu. Bebja jone Hera e ka vitin e ri kur te doje, mami dhe babi nuk ja prish. Gjithashtu mbrëmë shprehem dhe dëshirat, kuptohet unë dhe Ermali ju lutem babagjyshit qe Viti i ri te na gjej me disa Kilogram me pak! Ishalla ketë here i mer ne konsideratë lutjen tone.”

Kujtojmë që në edicionin e javës së kaluar në Prive, ishte e ftuar Rezarta ku flet për jetën profesionale si fotografe dhe kompaninë e saj, di dhe për jetën personale dhe periudhën kur bashkëshorti ishte në burg. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm