Lexoni detajet për promovimin e artistëve të rinj në Prive

By

Jeni një artist i ri që ka punuar materiale dhe që dëshiron t’i promovojë me një platformë ku i bëhet një prezantim i duhur? Atëherë Prive është adresa juaj!

Ndër vitë platforma online Prive.al si dhe emisioni Prive i kanë dhënë hapësirë artistëve të rinj të prezantohen në audiencë dhe që aty të arrijnë njohjet e para.

Përveç se në promovimin e materialeve të artistëve të njohur, Prive iu jep hapësirë edhe artistëve të rinj në disa forma: në portalin Prive.al, në emisionin e Prive si dhe në kanalin zyrtar në Youtube.

Nga kërkesat e mëdha të personave që na shkruajnë në faqen zyrtare në Instagram dhe Facebook, tash e tutje ekziston email  [email protected] .

Në email mund të dërgoni të gjitha materiale tuaja që i përkasin botës së artit – të cilat do i shqyrtojë në vazhdim stafi i Prive.

Sqarim: Email i lartpërmendur është e vetmja adresë ku ju mund të dërgoni materialet tuaja të cilat përcillen! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm