Në pushimet me familjen, Bebe Rexha dëgjon këtë këngëtar shqiptar

By

Këngëtarja Bebe Rexha është bërë bashkë me familjen duke i kushtuar kohë të shtrenjtve të saj në këtë prag të fundvitit.

View this post on Instagram

Vacay before the new year.

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Bashkë me prindërit dhe vëllain ajo ka marrë rrugë drejt një destinacioni tropikal për pushime të nxehta në këto ditë që për të gjithë në hemisferën veriore nuk janë të tilla.

E duket se për atmosferë sa më të mirë, këngët e Medës janë zgjedhja e duhur.

Në një prej videove të ndara në InstaStory, familja Rexha shihet teksa kërcen nën tingujt e hitit ‘Hajde me mu’.

Preferenca për Medën nuk është diçka e re mes të famshmëve shqiptarë përtej oqeanit. Njejtë kishte vepruar pak javë më parë edhe grimeri Mario Dedivanovic i cili përpara se të dilte në skenë për të pranuar për herë të parë orientimin seksual, disponimin e mbante në nivel po me këngë të Medës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm