Besa, e nxehtë në ‘Hangover’

By

Vitin 2016 nuk e pati të varfër në sasi të projekteve muzikore por Besa Kokëdhima nuk erdhi asnjëherë vetëm.

E pas dy bashkëpunimeve, ‘Kameleon’ me Ansin dhe ‘1, 2, 3’ me Florin Mumajesin që rezultoi i suksesshëm, këngëtarja nga Shqipëria sapo ka publikuar projektin më të ri, kësaj radhe, solo.

Kënga mban titullin ‘Hangover’ dhe është punuar tek Darko Dimitrov kurse ‘dorë’ në projekt ka edhe Kledi Bahiti nga Threedots.

Olti Curri, bashkëpunëtori i kahmotshëm i këngëtares është sërish i zgjedhuri i Besës për tekstin e krijimit muzikor mjaft ritmik.

Sa  i përket videoklipit, siç ndodh pothuajse me çdo projekt të këngëtares që lançohet gjatë verës. as këtë herë nuk kanë munguar ngjyrat e shumëta me një veshje në sinkron të trendeve më të fundit. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm