Në pritje të vendimit të gjykatës, Johnny Depp befason fansat e tij

By

Gjyqi për shpifje të Johnny Depp mund të përfundojë, por ai qëndroi në qendër të vëmendjes këtë fundjavë.

Aktori dhe muzikanti luajti kitarë me mikun e tij të vjetër Jeff Beck në një koncert në Sheffield City Hall në Sheffield, Angli.

Viral Video: Johnny Depp Gives Surprise Performance At UK Concert After  Defamation Trial's Closing Arguments

Depp nuk është i panjohur për muzikën. Ai, së bashku me muzikantët Alice Cooper dhe Joe Perry, formuan super grupin Hollywood Vampires në vitin 2012.

Juria në gjyqin e tij për shpifje me ish-gruan e tij Amber Heard filloi diskutimet të premten.

Depp e paditi Heardin për një shkrim të vitit 2018 për Washington Post, në të cilin ajo e përshkroi veten si një “figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje”. Megjithëse Depp nuk u përmend në artikull, ai pretendon se kjo ndikoi në reputacionin e tij dhe i humbi punën.

Heard ka paraqitur një kundërpadi për 100 milionë dollarë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm