Dita Ndërkombëtare e Gruas: Historia, marshimet dhe festimet

By

Ju mund të keni parë Ditën Ndërkombëtare të Gruas të përmendur në media ose të keni dëgjuar miq duke folur për të.

Por për çfarë shërben? Kur është? A është një festë apo një protestë? A ka ndonjë Ditë Ndërkombëtare ekuivalente të Burrave? Dhe cilat ngjarje virtuale do të ndodhin këtë vit?

Për më shumë se një shekull njerëzit në të gjithë botën kanë shënuar 8 Marsin si një ditë të veçantë për gratë.

 Si filloi?

Dita Ndërkombëtare e Gruas, e njohur u rrit nga lëvizja punëtore për t’u bërë një ngjarje vjetore e njohur nga Kombet e Bashkuara (KB).

Farat e kësaj dite u mbollën në 1908, kur 15,000 gra marshuan nëpër Neë York City duke kërkuar orë më të shkurtëra pune, paga më të mira dhe të drejtën e votës. Ishte Partia Socialiste e Amerikës që shpalli Ditën e parë Kombëtare të Gruas, një vit më vonë.

Ideja për ta bërë ditën ndërkombëtare erdhi nga një grua e quajtur Clara Zetkin. Ajo e sugjeroi idenë në vitin 1910 në një Konferencë Ndërkombëtare të Grave në Punë në Kopenhagë. Kishte 100 gra atje, nga 17 vende, dhe ato ranë dakord mbi sugjerimin e saj njëzëri.

 Kur nisi të festohet?

Për herë të parë u festua në vitin 1911, në Austri, Danimarkë, Gjermani dhe Zvicër. 100 vjetori u festua në 2011, kështu që këtë vit ne po festojmë teknikisht Ditën e 110-të Ndërkombëtare të Grave.

Gjërat u zyrtarizuan në 1975 kur Kombet e Bashkuara filluan të festonin ditën. Tema e parë e miratuar nga KB (në 1996) ishte “Festimi i së kaluarës, Planifikimi për të Ardhmen”.

Dita Ndërkombëtare e Gruas është bërë një datë për të festuar sa larg kanë arritur gratë në shoqëri, në politikë dhe në ekonomi, ndërsa rrënjët politike të ditës nënkuptojnë greva dhe protesta të organizuara për të rritur ndërgjegjësimin për pabarazinë e vazhdueshme.

Kur është?

Është më 8 Mars. Ideja e Clara-s për një Ditë Ndërkombëtare të Gruas nuk kishte ndonjë datë të caktuar.

Nuk u zyrtarizua deri në një grevë të kohës së luftës në 1917 kur gratë ruse kërkuan “bukë dhe paqe” – dhe katër ditë në grevën e grave cari u detyrua të hiqte dorë dhe qeveria e përkohshme u dha grave të drejtën e votës.

Data kur greva e grave filloi në kalendarin Julian, i cili atëherë ishte në përdorim në Rusi, ishte e diela 23 shkurt. Kjo ditë në kalendarin Gregorian ishte 8 Mars – dhe kjo është kur festohet sot.

Cilat ngjyra simbolizojnë Ditën Ndërkombëtare të Grave?

Vjollcë, jeshile dhe e bardhë janë ngjyrat e kësaj dite sipas faqes në internet të Ditës Ndërkombëtare të Grave.

“Vjollca nënkupton drejtësinë dhe dinjitetin. E gjelbra simbolizon shpresën. E bardha përfaqëson pastërtinë, megjithëse një koncept i diskutueshëm. Ngjyrat e kanë origjinën nga Unioni Social dhe Politik i Grave (WSPU) në MB në 1908”, thonë ata, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

A ka Ditë Ndërkombëtare të Burrave?

Në të vërtetë, më 19 nëntor.

Por ajo është shënuar vetëm që nga vitet 1990 dhe nuk është njohur nga KB. Njerëzit e festojnë atë në më shumë se 80 vende të botës, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.

Dita feston “vlerën pozitive që burrat i sjellin botës, familjeve të tyre dhe komuniteteve”, duke theksuar modelet pozitive dhe duke rritur ndërgjegjësimin për mirëqenien e burrave.

Tema për vitin 2020 ishte “Shëndet më i mirë për burrat dhe djemtë”.

Artikuj të ngjashëm