Në premierën e “Policë për kokë”, filmi që duhet ta shihni me patjetër

By

Filmi shqiptar i regjisorit Aldo Marko, “Policë për kokë” ka mbajtur premierën e tij ekskluzive të premten edhe në Prishtinë.

E për ta promovuar prurjen e re kinematografike, në kryeqytetin kosovar kishin ardhur kasti i aktorëve të filmit përfshirë emrat më me nam: Nik Xhelilaj, Olsi Bylyku, Alfred Tribecka, Sara Kolami, Besnik Tafallari e të tjerë.

Por, veç kastit, pjesëmarrës në ceremoninë madhështore të premierës së “Policë për kokë”, ishin edhe personazhet publike duke theksuar ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, MC Beka si dhe Urimi e Alisa.

Prive përcolli premierën dhe ju sjell një material të detajuar.

Ju mos harroni, filmin mund ta shihni cdo ditë në tre termine në Cineplexx.

Artikuj të ngjashëm