Në mes të thashethemeve, ja çka ka të re nga Elvana Gjata

By

Këngëtarja Elvana Gjata, çuditërisht dje u gjend mes thashethemeve të pabaza, fillimisht të raportuara në rrjete sociale e që më pas bënë xhiron edhe nëpër portale të ndryshe në Kosovë e Shqipëri.

Por këngëtarja e pa penguar, po e vazhdon ritmin e saj të punës dhe mënyrës së jetesës.

Në një foto të ndarë me ndjekësit në rrjete sociale nga Valdrin Sahiti, shihet një femër në lokalin e tij e veshur në qizme të koleksionit Balmain që kapin vlerën e rreth 1700 eurove.

Nga inicialet E.Gj, kuptohet se bëhet fjalë për këngëtaren e hitit ‘Njësoj’ që ka vendosur ta vizitojë mikun e saj në Prishtinë.

Nuk dihet nëse veshja ekstravagante është pjesë e ndonjë vizuelizimi eventual të projekteve të reja por thuhet se kësaj rradhe, Elvana nuk do vonojë aq gjatë për ta sjellur këngën e re, krahasuar me intervalin kohor mes ‘Love me’ dhe ‘Njësoj’.

Mbetet të shihet. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm