Reperi e këngëtari i famshëm Chris Brown, është arrestuar gjatë së mërkurës mbrëma në Florida të SHBA-së, ku ai po jepte performancë si pjesë e turneut të tij kombëtar.
29 vjeçari Brwon, ishte paraparë të niste interpretimin rreth orës 19:00 të mërkurën në Coral Sky Amphitheatre në Ëest Palm Beach. Por mbetet e paqartë nëse është arrestuar para apo pas koncertit, shkruan CNN, transmeton Prive.
Këngëtari është marrë nga policia me një urdhërarrest të vitit të kaluar ka thënë sherifi i kësaj zone.
Më pas Brown është liruar vetëm një orë pas arrestimit, ndërsa e kaluara e tij është e mbushur me thyerje të ligjit përfshirë këtu edhe sulmin ndaj ish të dashurës së tij Rihannas, në vitin 2009.