Së fundmi, është përfolur se mes Kiara Titos dhe Young Zerkës ka një lidhje.
Shkak për këto thashetheme u bënë dhe
disa skena shumë “romantike” në “Shiko kush luan” ku të dy ishin të ftuar. Kimia mes tyre ishte diçka që nuk kaloi pa u
vënë re dhe fansat i pëlqyen.
Lidhur me këto thashetheme, vetë Kiara ka folur në “Ftesë në 5” ku tha se nuk kishte takuar kurrë më parë
këngëtarin dhe se mendonte se ishte mendjemadh.
“Nuk kemi asgjë. E kam njohur në atë puntatë të Luanës dhe fitova simpati për të, ishte një djalë shumë i edukuar. Deri diku
kisha menduar se ka tangërllik, siç ndodh me personazhet, por asnjëherë nuk e kisha takuar, por kur e pashë live më gjuajti
me top dhe më vrau tek gishti dhe më erdhi dhe më dha një përqafim