Në klipin e ri Dua Lipa ecën mbi ujë, ja si e krijoi! (VIDEO)

By

Ajo ‘theu’ ligjet e fizikës sikur magjistari i njohur Dynamo, duke ecur mbi ujë në klipin e ri.

Por Dua Lipa nuk është magjistare, dhe një gjë të tillë nuk e bëri pa ndihmën e një ekipi gjigant që dizajnoi gjithçka për të.

Në klipin e saj të ri, me të cilin arriti shifra milionëshe shikueshmërie, Dua ka një skenë ku bashkë me vajzat që e shoqërojnë gjatë videospotit, ecën mbi ujë në një pishinë.

Por si ishte krijuar ky moment, që në sytë e publikut duket aq mahnitës?

Regjisori e ekipi e saj, kishin krijuar një tavolinë që të mbante nëntë persona dhe e kishin vendosur në ujë. E më pas përmes këndeve perfekte të vendosjes së kamerave, kishin arritur të nxirrnin dicka si kjo. /Prive.al

Ndiqeni videon për më tepër:

Artikuj të ngjashëm