Këngëtarja Era Istrefi gjendet në mesin e një periudhe tejet intenzive.
Krahas këngës ‘Live it Up’, himni zyrtar i ‘Rusi 2018’, ajo sapo publikoi edhe hitin e ri, ‘Prisoner’.
Por, angazhimet e Erës nuk mbarojnë me kaq.
Ajo me datë 18 do marrë rrugë nga Londra drejt Xhamajkës, atje ku do ta realizojë videoklipin e këngës më të re.
Me vete, Era do e marrë edhe artistin Astrit Ismaili me të cilin duket se ka rilidhur bashkëpunimin e nisur qysh prej projektit të parë ‘E dehur’.
S’na mbetet gjë tjetër pos të bëhemi gati për videoklipin e rradhës. /pRive.al