“Në kërkim të Venerës” shfaqet sot në festivalin ndërkombëtar të filmit në Rotterdam

By

Pas suksesit të filmit “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit, i cili rrëmbeu tre çmime kryesore në “Sundance”, një tjetër ngjarje historike po ndodhë në Kinematografinë e Kosovës.

Drejtori i Qendrës së Kinematografisë së Kosovës, Arben Zharku, njoftoi përmes rrjeteve sociale se sot në festivalin e kategorisë A Rotterdam Film Festival, shfaqet premiera botërore e filmit “Në kërkim të Venerës” nga regjisorja Norika Sefa.

“Kinematografia e Kosovës vazhdon edhe me një tjetër ngjarje historike, SOT në festivalin e kategorisë A Rotterdam Film Festival shfaqet premiera botërore e filmit NË KËRKIM TË VENERËS nga regjisorja Norika Sefa

Kjo është edhe hera e parë që NJË film Kosovar është në konkurencë kryesore të këtijë festivali! Shumë suksese regjisores, producentit Besnik Krapi, aktorëve të mrekullueshëm dhe gjith ekipës që kanë krijuar një vepër briliante!!!”, ka shkruar Zharku.

Artikuj të ngjashëm