Reperja e famshme kosovare Tayna, është në prag të publikimit të këngës së saj të re e cila do ketë një element shumë interesant.
Pjesë e këngës së saj do jetë edhe djaloshi i famshëm nga Drenasi, i cili u bë viral në internet pas një momenti televiziv në KTV, ku po i merrte leje gazetarit për të folur para kamerës.
Dhe sado që sjellja e tij ishte tejet korrekte dhe me shumë mirësi, kosovarët gjetën në këtë mes material për tu tallur me të, plotësisht pa të drejtë.
Ndërsa Tayna, e ka bërë me dije se në këngën e saj të re do ta përfshijë sloganin e famshëm: “A bon me fol”, derisa njoftimin e ka dhënë vet në Instagram.
“Unë takova Besim Hajren, njërin prej djemve te videos „A bon me fol“. Besimi ishte njeri nder njerëzit me te sjellshem dhe te dashur qe kam takuar.Ai m‘tregoi per talljet qe ju kishin ndodhur siç i dim te gjithe dhe historia nuk ishte aspak e kendshme. Me vjen shume keq per ato qe degjova dhe besoj qe edhe juve. Per te bere nje ndryshim, une vendosa te perdor fjalen e lartpermendur ne kenge dhe ta shendrrojme ate ne dicka te kendshme qe kjo histori te merr nje kahje tjeter. Besimi tha se ishte i pajtimit, poashtu edhe per Ilirin tha se pranonte. Kënga vjen se shpejti dhe është me ndryshe se ajo qe ju vec e keni degjuar”, ka shkruar Tayna në Instagramin e saj, duke u shprehur se tashmë e ka pajtimin e Besimit, kushëririt të Ilirit për ta futur në këngë. /Prive.al