Këngëtari Alban Skënderaj nga karantina ka pasur një mesazh për gazetarët nga Kosova.
Ai i ka bërë thirrje atyre që raportojnë që të mos ndërrojnë fjalët e përdorura, sepse shumë prej tyre janë më me vend në dialektin e Kosovës, sesa atë që përdoret masivisht në Shqipëri.
Si shembull, ai ka marrë fjalën letërnjoftim që në Shqipëri përdoret ‘kartë e identitetit’.
Në një status tjetër, ai i ka bërë analizë të tjera fjalëve.
Këngëtari është treguar goxha aktiv edhe sa i përket politikës shqiptare duke reaguar edhe në mbështetje të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit dhe ky reagim për gjuhën e përdorur në ekran duket të jetë vetëm i radhës në vazhdën e shumë mendimeve që ka ndarë me ndjekësit e tij këto kohë. /Prive.al