Në Kanë, jo vetëm bukuroshet shqiptare!

By

Këtë vit, më shumë se çdo herë tjetër, është shënuar një ‘invazion’ i shqiptarëve në Kanë të Francës.

Bleona Qereti, Angela Martini e Aurela Hoxha janë prej emrave që kanë arritur të bëhen pjesë e eventeve më glamuroze në të cilat depërtohet jo lehtë.

Por në Kanë të Francës po qëndron edhe reperi i njohur Capital T. Pas koncerteve të vazhdueshme dhe realizimit të projekteve të njëpasnjëshme duket se Kapo ka gjetur kohë për t’u çlodhur disa ditë.

Nga imazhet e postuara, Kapo shkëlqen me imazhin që reflekton. Me trupin në formë dhe kombinimet e duhura në veshje, ai ka treguar se di të godas në shenjë.

Se me kë është Kapo nuk dihet, megjithatë në Cannes s’besojmë të ketë shkuar vetëm. /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm