Në fakt, Arbenita Ismajli nuk bëri asgjë që të rikthente fizikun pas lindjes

By

Arbenita Ismajli dhe Fero kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë. Në jetë erdhi një vajzë që i lanë emrin Nina.

Së fundmi, modelja ka zbuluar edhe disa detaje në lidhje me shtatzëninë e saj, pjesën më të madhe të së cilës kishte vendosur që ta kalonte larg syrit të publikut.

Ajo që gjithnjë preokupon publikun për nënat e reja, sidomos tek të famshmet është edhe fiziku i saj. Por Arbenita zbuloi se ajo nuk ka bërë asgjë aktive që të rikthente format e saj.

“Qysh e ke kthy në formë trupin menjëherë pas lindjes, se shumë mirë po dukesh”, e pyeti njëri nga ndjekësit, ndërsa modelja ia kthen: “Gjithmonë kam qenë e dobët. Në fakt s’e kisha mendu se çfarë do t’i ndodhte trupit tim pas lindjes, por isha me fat. Nuk u mundova dhe nuk përdora asgjë. Thjesht ndodhi.”

Ndërkaq, më tej ajo zbuloi se shtatzënia e saj me Feron ishte e planifikuar dhe e kuptoi se ishte me barrë që në javën e parë.

Ndërsa sa i përket lindjes ajo tha se ishte lindje natyrale dhe e vështirë madje me 24 orë kontraksione. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm