Bilionerja e parë në botë në moshën e saj, Kylie Jenner, sapo ka nisur festimet e ditëlindjes së saj në një jaht luksoz në Positano të Italisë.
Nga momentet romantike me të dashurin e saj Travis Scott, modelja e famshme ka dëshmuar se ditëlindja e saj po shkoj për mrekulli, të paktën deri më tani.
Ndërsa Kylie ka prezantuar edhe dhuratën që i dashuri ia ka bërë për këtë ditëlindje dhe dita e saj e ditëlindjes u bë me biliona herë më e mirë.
Duke e ngarë me ndjekësit e saj në Instagram këtë momet të bukur, Kylie ka pozuar me qaforen e re prej diamantësh, nga jahti 250 milionë dollarësh që e mori me qira.
E veshur në një fustan ngjyrë rozë dhe shumë shik, Kylie prezantoi dhuratën e cila është modeluar sipas logos së markës së saj të kozmetikës Kylie Cosmetics, me një palë buzë “diamanti” dhe kjo qafore është e shkëlqyeshme është tamam dramatike për një bilionere si ajo.
Nga modeli dhe numri i diamantëve dhe sigurisht, modelimi personal, duket se qaforja ka kapur shifrën prej qindra mijëra dollarëve, shkruan Harpers Bazaar, transmeton Prive. /Prive.al