Në dhomën e Tianit (FOTO)

By

Që prej lindjes së Tianit të vogël, këngëtarja Altuna Sejdi – Tuna ka ndarë çdo moment të lumturisë personale me publikun.

Ndryshe nga ajo që pritej prej shumicës, këngëtarja nuk ka ngurruar të zbulojë detaje të privatësisë, nga momenti i ardhjes në jetë të Tianit, fotot e para familjare e deri tek udhëtimet e para.

E duket që në çështje ditësh, rradha ishte që Tuna të na njoftoj pak me dhomën e princit të vogël.

Këtë e ka bërë përmes një postimi në Instagram ku shfaq derën e dhomës me emrin Tian në të dhe brendësinë që normalisht dominohet nga ngjyra e kaltërt.

Ndryshe, Prive kishte raportuar kohë më parë që Tuna dhe Patrisi, përgatitjet për dhomën, veshjet dhe detajet tjera të Tianit i kishin finalizuar para ardhjes në jetë të tij. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm