Një lajm i çudtishëm vjen nga Pallati Buckingham. Duket se Mbretëresha Elizabeth ka hequr nga dhoma e saj një foto të Meghan dhe Princit Harry.
Fotografia u vërejt për herë të parë nga Hello Magazine në maj të vitit 2018, kur Mbretëresha u fotografua me të nderuarin George Brandis, Komisionerin e Lartë Australian në U.K.
Mund ta shihni më poshtë, të vendosur mes fotove të tjera të familjes mbretërore:
Siç duket, fotografia është një foto e pa publikuar më parë nga fejesa e tashmë Dukeshës Meghan dhe Princit Harry, dhe ky ishte padyshim një shfaqje e mbështetjes nga Madhëria e saj për ciftin.
Por në këto imazhe të Mbretëreshës Elizabeth dhe Komisioneres së Lartë për Grenada Lakisha Grant të bëra me 22 tetor, fotografia dukshëm mungon:
Në vend të kësaj, duket se tavolina thjesht përmban një foto të Princit William dhe Dukeshës Kate, si dhe një foto të Princit William dhe Princit Harry.
Tabloidët britanik po spekulojnë se fotografia u hoq thjesht për të respektuar privatësinë e Meghan dhe Harry, në vazhdën e verës së tyre shumë dramatike dhe emocionale.
Plus, kjo nuk është hera e parë që një foto është hequr nga kjo tavolinë e veçantë.
Burimi: Cosmopolitan.com