Në dasmën e mikes: Ariana Fejzullahu po shkëlqen në fustanin ngjyrë jargavani

By

Përgjithnjë, ajo zgjedh diçka unike dhe ekstravagante në mbrëmjet në të cilat paraqitet.

Ariana Fejzullahu, gruaja e famshme e këngëtarit Ermal Fejzullahu, sonte ndodhet në një dasmë ndërsa pamja e saj na la shumë përshtypje.

Ariana që shquhet për një grua të kuruar dhe që ndjek trendet e fundit të modës, ka zgjedhur që në këtë mbrëmje të vesh një fustan ngjyrë jargavani, i cili i hedh në pah edhe format e bukura të saj.

Fejzullahu që është nënë e tre fëmijëve, nuk e ka lënë aspak jashtë kujdesit linjën e saj trupore dhe po duket shumë bukur.

Imazhet nga festa ku sonte ndodhet me Ermalin, ajo i ka publikuar në rrjete sociale. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm