Baby G feston ditëlindjen por surpriza u takon fansave të saj

By

Reperja Baby G, gjeneratë e vitit ’96 po feston sot ditëlindjen dhe mbushi plot 24 vjet.

Në një postim në llogarinë e saj ajo publikoi një video teksa vallëzon twerk ku shihet të ketë vënë një vello të bardhë kurore dhe doreza të bardha.

“Është ditëlindja imë”, shkruan ajo duke vazhduar, “Ta hamë tortën. Kam një surprizë për të gjithë ju sot.”

Hamendësimi jonë më i mirë do të ishte se ajo ka gati një këngë të re që do ta lansojë sot. Por fansave të reperes do ju duhet vetëm të presin. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm