Në çfarë rasti do e fshinte vetë Goldi këngën e tij ‘Shqiptar 2’?!

By

Reperi shumë i pëlqyer Arian Agushi – Gold AG ishte sot mysafir në emisionin Wazzup për të promovuar projektin e tij të ri muzikor të titulluar ‘Liridona’ në bashkëpunim me Gëzim Nikën.

E sipas formulës së re të emisionit e cila vend të veçantë i lë edhe pyetjeve të shikuesve në kohë reale, Goldi u ‘vërshua’ nga pyetje prej më të ndryshmeve.

Mes tjerash, pa shpëtuar nuk mbeti as komentimi i projektit të shumëpërfolur ‘Shqiptar 2’ i cili nga ana e ish-deputetes Alma Lama përfundoi në gjykatë dhe u bllokua për t’u transmetuar.

Në qetësi të plotë, Goldi tha se kënga është bllokuar deri në përfundimin e procedurave të gjykatës por nëse do ishte problematike ai do e fshinte vetë me një arsye të vetme – mospëlqimin dhe kritikat nga publiku që në këtë rast i kanë munguar.

Detajet mbi këtë pyetje dhe shumë të tjera për të cilat dha përgjigje reperi i gjeni në videon e mëposhtme. /Prive.al/

https://www.youtube.com/watch?v=J1OcWlUdgIY

 

Artikuj të ngjashëm