Në 6-mujorin e djalit, reperi shqiptar zbulon se është bërë baba

By

Në muajin qershor të vitit të kaluar, Prive përmes rubrikës “E vërtetë, e pavërtetë” zbuloi për herë të parë se reperi Çartani po bëhej baba.

View this post on Instagram

A post shared by Judovnik Boshnjaku (@carti_cartani)

Atëbotë, partnerja e tij ishte disa muajshe shtatzënë.

është dashur të kalojnë gjashtë muaj të djalit në këtë botë, që Çartani ta bëjë lajmin publik, sot, përmes një postimi në Instagram.

Ai ka ndarë fotografinë e të birit, Deonit nën mbishkrimin:

“6 muaj jetë sot. Nga dita që linde e jetës time i dhe kuptim. Zoti të bekoftë e të pastë në dorë, Deoni i babës”.

Kujtojmë se prej kohësh, Çartani është distancuar nga muzika, pa treguar nëse ka plane t’i rikthehet aktivisht sërish. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm