Pse artistet shqiptare u bënë emrat kryesorë të muzikës botërore?

By



Me 8-të dhjetor të vitit 2018-të, këngëtarja Bebe Rexha, kishte publikuar në profilin e saj në Tëitter një fotografi ku shkruante: Dy vajza shqiptare të nominuara për Grammy. Për të gjitha vajzat shqipare në botë, gjithçka është e mundur vetëm ndiqni ëndrrat tuaja dhe thyejini limitet.

Ndërsa me 28 Janar ajo shkruante tutje se dëshironte një bashkëpunim me Dua Lipën, Bebe Rexhën dhe Rita Orën.

Në anën tjetër, siç shkruan revista e famshme amerikane Billboard, vajzat shqiptare janë që të gjitha pjesë e top listës “Billboard Hot 100”, dhe aty theksohet se të gjitha vajzat e famshme janë me origjinë shqiptare.

Në anën tjetër, në një artikull dedikuar artisteve shqiptare, përmendet edhe Njomza, një emër i ri që po bën bujë në industrinë ndërkombëtare të muzikës.

Njomza është një shqiptare e cila së fundmi ka punuar në këngët hite të Ariana Grande si “Thank U, Next” dhe “7 Rings”. Njomza është e lindur në Gjermani por e rritur në Chicago.

“Nëse diçka na ka sjellë deri këtu, është ambicia që kemi si komb. Ne punojmë drejt një jetë më të mirë”, ka thënë Ava Max.



Artikuj të ngjashëm