Pak ditë më parë, kur ajo performoi në një koncert në New York, kishte veshur një palë pantallona me CowGirl të cilat si emblemë kishin fytyrën e manjates së famshme të familjes Hilton, Paris Hiltonit.
Me të publikuar një fotografi nga ajo performancë në Instagramin e saj, Era Istrefi u komentua nga këngëtarja e famshme botërore, gjë që ndodhë rrallë herë me artistët shqiptarë.
Ky veprim i saji, la të nënkuptonte se është një fanse e Erës, e të njëjtën gjë ajo e bëri sërish.
Era Istrefi publikoi edhe njëherë një imazh me fotografinë e fytyrës së Parisit të ngjitur në të, e prapë u komentua nga ajo.
“Kjo është shumë seksi”, i ka shkruar Parisi, ndërsa Era i është përgjigjur: “Aww je shumë e lezetshme”.