Ndjenja e papërshkrueshme e Arbanës që ia shkakton Era Istrefi!

By

Prezantuesja shqiptare Arbana Osmani ka që një kohë që ka filluar punën rreth projektit të saj më të ri, i ashtuquajtur ‘Dua të bëjë të lumtur’, projekt ky i cili po realizohet jashtë trojeve shqiptare, ku deri më tani ka përfshirë një numër të madh të vendeve evropiane.

E padyshim që e gjithë kjo punë intenzive, ka bërë  që Arbanën kjo kohë e fundit ta gjejë sa një vend në vendin tjetër, ku aeroporti tashmë është shëndrruar si një shtëpi për të.

Por, ndryshe nga udhëtimet e saja të kaluara, kësaj here Arbana Osmani ka pasur raste kur ndoshta është ndjerë sikur të ishte brenda në trojet shqiptare.E aryesja e kësaj është pikërisht këngëtarja Era Istrefi.

Ka qenë pikërisht ‘BonBon’ i këngëtares në fjalë, këngë kjo që tashmë ka përfshirë audiencën evropiane dhe që prezantuesja është ajo e cila gjatë këtij udhëtimi ka pasur mundësinë ta përjetoj personalisht.

‘Gjate ketij muaji me ka rastisur ta degjoj Bon Bon tek nje superclub ne Greqi, ne nje fashion department store ne Rome, ne aeroportin e Mynihut dhe ne nje radio rruges nga Parisi ne aeroport. Jam shume krenare per ty. Te dua.’- shkruan Arbana Osmani në llogarinë e saj personale në Instagram.

fb

Artikuj të ngjashëm