Duhet ta shikosh me llupë që balerinës shqiptare Klaudia Pepa t’i gjesh ndonjë “behane” në fizik.
Por ja që dikush nga ndjekësit e saj, e ka shikuar me hollësi Pepën e hunda e saj s’po i pëlqen.
Balerina e famshme shqiptare që jeton në Itali tash e një kohë, ka marrë një koment paksa provokativ nga një ndjekëse e saja të cilës ka marrë mundimin t’i përgjigjet.
“Pse nuk e bën operacion hundën, e ke shumë keq”, i ka shkruar ndjekësja në fjalë, siç shihet edhe në komentin që Xing.al ka marrë nga profili i saj.
“Më pëlqen kështu siç e kam”, ka qenë përgjigja e balerinës, e cila ka marrë plot pëlqime në deklaratën e saj. /Prive.al