Dua Lipa fiton një çmim të rëndësishëm në ‘NRJ Music Awards’

By

Ceremonia e ndarjes së çmimeve ‘NRJ Music Awards’ e cila mbahet në Francë, ka shpërblyer artistët ndërkombëtarë për arritjet e tyre në industrinë e muzikës.

Dua Lipa, ylli shqiptar me famë botërore ishte në mesin e atyre që fituan, duke u shpërblyer me çmimin ‘International Female Artist of the Year’.

Këtë e bëri të ditur vet ylli përmes një postimi në InstaStory, ku shkroi: “Faleminderit dashuritë e mia”.

Dua, padyshim po e dëshmon se sukseset e saj në industrinë e muzikës nuk kanë të ndalur. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm