Ndjekësit e vendosën: Duhet të ketë më shumë rrengje për Ledrin

By

Para pak ditësh, videoja ku Sara Hoxha i punoi në rreng Ledrit, bëri xhiron e rrjetit.

Ajo mori një gotë ujë duke e derdhur sipër vetes dhe në dysheme, duke bërë kinse është koha për lindje.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxha)

Ledri që akoma nuk po kuptonte se ishte një rreng e kishte kapur nervoz ndërkohë që mundohej maksimalisht të mbështeste emocionalisht të dashurën e tij. Në ndërkohë Sara nuk mund të përmbante fare të qeshurë.

Gjithsesi, më pas Ledri hyri në llogarinë e tij në Instagram, për të kërkuar ndihmë nga ndjekësit se si t’ia kthente me të njëjtën monedhë Sarës.

Ndonëse, Ledri ende nuk ka bërë një rreng për Sarën, ajo pyeti ndjekësit e saj nëse duhet të vazhdojë me rrengje të tjera që target kanë Ledrit.

Dhe të gjithë fansat vendosën për po, kur Sara më vonë publikoi edhe përqindjen e atyre që miratuan një gjë të tillë.

“Jeni kaq të poshtër”- shkroi Sara me humor krahas fotos ku tregoi rezultatin e votimit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm