Lori zgjodhi Kledin në vend të tij, flet Iliri: “Më thanë je i lirë”

By

Balerini Ilir Shaqiri ka reaguar pasi nuk u bë pjesë e jurisë së “Dancing with the stars” duke u zëvëndesuar me koreografin e njohur Kledi Kadiu.

Zhvillimi që erdhi si surprizë për faktin se të gjithë e shihnin të nënkuptueshëm në atë post pas fitores në “Big Brother VIP”, mesa duket ka ndodhur për shkak të neglizhencës.

Një ditë pasi Prive.al raportoi se ai dhe Lori më as nuk ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, Iliri ka thyer heshtjen.

“Ju them fare thjeshtë që kam komunikuar vetëm dy herë pas daljes sime nga BBV me produksionin e projektit “Dancing with the Stars”. E them me keqardhje këtë pikërisht sepse kam qenë dhe jam ndjerë pjesë e familjes Top Media për një nga eksperiencat më të forta dhe më të bukura të jetës siç sihte BBV, gjithashtu edhe imazh i familjes aktuale “DigitAlb”. Komunikime që për muaj me rradhë munguan totalisht deri në 23 maj kur herën e parë kërkesa ime ndaj produksionit mori përgjigjen “Je i lirë” duke mos lënë shteg shprese për asnjë eventuale pritje të mëtejshme” – është shprehur ai.

Iliri ka deklaruar se është kontaktuar sërish në Korrik mirëpo atëherë ka qenë vonë.

Reagimi i plotë në vijim. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm