Ndiqini këto rutina të mëngjesit dhe të mbrëmjes, për një lëkurë me shkëlqim

By

Kujdesi ndaj lëkurës suaj është jashtëzakonisht i nevojshëm. Sidoqoftë, me një sasi dërrmuese të informacionit në dispozicion, mund të jetë e vështirë të vendosni se cilët hapa dhe produkte duhet të jenë pjesë e rutinave tuaja të kujdesit ndaj lëkurës në mëngjes dhe mbrëmje.

Me rutinën e duhur të kujdesit ndaj lëkurës, ju mund të siguroni lëkurë shumë të shëndetshme dhe me shkëlqim për veten tuaj.

Miratoni rutinat e mëposhtme të kujdesit të lëkurës në mëngjes dhe mbrëmje, siç sugjerohet nga dermatologia indiane, Yasmin Karachiëala, për lëkurë të pastër dhe të shëndetshme.

Rutina për mëngjes

Hapi 1– Pastrimi

Lani të gjitha produktet që keni përdorur. Mos harroni sytë dhe veshët.

Hapi 2– Aplikoni serumin

Merrni vetëm tre pika dhe aplikoni serumin në të gjithë fytyrën tuaj. Ngroheni në duart tuaja para se ta aplikoni. Mos harroni ta lyeni nën sy.

Hapi 3- Hidratoni

Hidratoni të gjithë fytyrën dhe qafën tuaj

Hapi 4- Krem mbrojtës nga dielli

Aplikoni kremin e diellit në mënyrë të barabartë në fytyrë dhe qafë. Sipas Dr. Sharad, nëse fytyra juaj bëhet shumë e bardhë për shkak të kremit kundër diellit, atëherë ju duhet ta lini atë për një kohë ose është krem ​​mbrojtës i gabuar.

Rutina e natës

Hapi 1– Heqja e make up-it tuaj

Sado e lodhur të jesh, duhet të hiqni make up -in tuaj. Mos shkoni për të fjetur me kozmetikë.

Hapi 2– Pastrimi

Pastroni fytyrën dhe qafën plotësisht për të hequr çdo papastërti ose mbetje grimi.

Hapi 3– Aplikoni serumin nën sy

Merrni një pikë dhe vendoseni butësisht nën sy.

Hapi 4– Aplikoni serumin e natës

Merrni jo më shumë se tre pika dhe aplikoni serumin në të gjithë fytyrën.

Hapi 5- Aplikoni një krem ​​të synuar

Kremrat e synuar janë kremra specifikë kundër plakjes, pigmentimit, akneve etj.

Artikuj të ngjashëm