Engjëllusha Salihu, është e bija e njërës prej këngëtareve shumë të famshme të muzikës popullore, dhe e nisi karrierën krah emrit të nënës së saj.
E ftuar në Nd’rrimin e Natës në Klan Kosova këtë javë, Salihu ka folur për prezencën shumë vjeçare të nënës së saj në muzikë dhe nëse të qenit vajza e këngëtares Shyhrete Behluli, e ka penguar apo ndihmuar në rrugëtimin në karrierë.
“Ka qenë për 99% shumë ndihmesë për depërtimin tim duke e pasur parasysh sa vështirë është. Madje fillon e bëhet përgjegjësi për shkak të emrit që e mbanë në krahë”, ka thënë ajo.
Megjithatë, Salihu thotë se pa punë nuk mund të arrish askund dhe të qenit vajza e një këngëtareje si Behluli, ka edhe shumë përgjegjësi. /Prive.al